Në protestë shfaqet Berisha dhe Meta, qytetarët nisin të largohen (VIDEO)

4 August 2022, 20:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në protestë shfaqet Berisha dhe Meta, qytetarët nisin të
Ilir Meta ne proteste

Para ministrisë së Brendshme është zhvilluar protesta e organizuar nga shoqëria civile për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia, e cila humbi jetën dy ditë më parë, ndërsa lahej në det pasi u përplas nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një polici Arian Tase.

Protestës së shoqërisë civile nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” i janë bashkuar edhe mbështetës të opozitës.

Protestuesit kërkojnë përveç dënimit maksimal për autorin e ngjarjes dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro.

Në protestë shfaqet Berisha dhe Meta, qytetarët nisin të

Por sapo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ai Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Brendshme, një pjesë e qytetarëve janë larguar, ndërsa pjesa tjetër është drejtuar për te Kryeministria.


Gjatë fjalës për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Madje sipas kreut të PD, Çuçi duhet ta kishte dhënë më parë dorëheqjen.

Berisha shoqërohej nga Luçiano Boçi, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.


Video