Në protestën e mbajtur mbrëmjen e të enjtes nga partitë opozita dhe shoqëria për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë, Arjan Tase, iu dha ultimatum kryeministrit Edi Rama se ka kohë deri të hënë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro
Ata paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo, do të ketë sërish mbrëmjen e të hënës (nesër) protestë. Me shumë gjasa Edi Rama nuk do të shkarkojë ministrat e tij, të cilët konsiderohen nga opozita si përgjegjës për atë se çfarë ndodhi në Potam të Himarës, mesditën e 2 gushtit.
Mbetet për tu parë nëse qytetarët do të dalin sërish në protestë të paralajmëruar në orën 19:30 para Ministrisë së Brendshme, njësoj si ajo e të enjtes. Mbetet për t'u parë po ashtu edhe nëse a do të dalin sërish në shesh dy krerët e partive opozitare Sali berisha dhe Ilir Meta.
Por cila është strategjia që do të përdoret në kushtet kur Rama nuk do të largojë ministrat, apo këta të fundit nuk do të dorëhiqen?
Nga raportimet mësohet se pas skadimit të ultimatumit, do të ketë protesta të vazhdueshme, deri në largimin e Çuçit e Kumbaros nga postet qeveritare.