Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në një deklaratë për mediat pas protestës së organizuar nga opozita ndërkohë që në Kuvend zhvillohej seanca parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shmangu përgjigjen kur u pyet nëse do i publikonte videot erotike të McGonigal.
“Ai aspekt është aspekti më i parëndësishëm,” – u shpreh ai duke anashkaluar pyetjen.
Pikërisht sepse foli për këto video erotike, Berisha u përjashtua nga Kuvendi për 10 ditë.
Berisha tha seancën e shkuar se disponon video erotike të McGonigal me ministra të kabinetit dhe shtoi se do t'i dorëzojë në organet kompetente hetimore.