Edi Rama vazhdon "bojkotin" në Kuvend, mungon edhe në seancën e sotme plenare

16 February 2023, 11:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama vazhdon "bojkotin" në Kuvend, mungon edhe në
Edi Rama

Prej disa javësh kryeministri Edi Rama vazhdon të mos jetë i pranishëm në Kuvend, teksa opozita këmbëngul që të ketë debat me të në lidhje me skandalin "McGonigal".

Edhe në seancën e sotme plenare kreu i qeverisë nuk është i pranishëm, teksa arsyeja e mungesës ende nuk dihet, ku mendohet se kërkon të shmangë përballjen me opozitën.

Opozita ka kërkuar edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor në lidhje me skandalin "McGonigal", por kjo kërkesë është rrëzuar nga mazhoranca.

Pavarësisht se 12 deputetë të PD-së janë të përjashtuar nga seanca, sërish disa kolegë të tyre që ndodhen në Kuvend kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke krijuar tensione.


Video