Deputetët ankimuan vendimin, Byroja lë në fuqi përjashtimin e Berishës dhe 3 deputetëve

16 February 2023, 10:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët ankimuan vendimin, Byroja lë në fuqi përjashtimin
Deputetët përplasje me punonjësit e Gardës

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës nga seancat plenare. 

Byroja e Kuvendit u mblodh pasi deputetët e Rithemelimit dorëzuan kërkesën e tyre kur ankimohet vendimi i marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka me 10 ditë nga seancat plenare si dhe përjashtimin e Këlliçit dhe Palokës me 5 ditë. 


Video