Protesta e opozitës para Kuvendit, mungojnë pankartat dhe ... Berisha (FOTO)

16 February 2023, 10:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e opozitës para Kuvendit, mungojnë pankartat dhe ... Berisha
Protesta

Ashtu siç pritej, paralelisht me sesancën plenare, jashtë Kuvendit po zhvillohet protesta e opozitës para Kuvendit.

Demokratët me thirrjet “Rama ik”, “Rama në burg” dhe “Demokraci” qëndrojnë para Kuvendit, teksa me ta janë bashkuar edhe deputetët e përjashtuar nga parlamenti.

Ajo që vihet re është se në protestën e sotme mungonjnë pankartat, teksa ka një foni qendrore ku fillimisht po flasin deputetët e përjashtuar.

Deri në këto momente, lideri demokrat Sali Berisha nuk i është bashkuar ende protestës, teksa ndodhet në selinë blu. Dje Kryesia e PD mori vendimin që të zhvillohet protestë çdo të enjte rreth Kuvendit dhe më 3 Mars do të ketë protestë kombëtare para Kryeministrisë.



Video