Lirohen nga burgu dy të arrestuarit pas protestës së opozitës

16 February 2023, 12:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lirohen nga burgu dy të arrestuarit pas protestës së

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy protestues të arrestuar të hënën pas protestës së Partisë Demokratike.
Jakup Stafa dhe Dorison Petoku u lanë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Kujtojmë se pas protestës së të hënës, dy persona u vunë në pranga, një u procedua penalisht dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Në gjendje të lirë u procedua për shkak të moshës një 16-vjeçar, kurse në kërkim u shpall një 30-vjecar.

Sipas policisë, këta qytetarë gjatë tubimit të zhvilluar të hënën kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur flakadanë dhe kapsolla në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë.

 


Video