Topalli në protestë: Lindita Nikollën e paskan fshehur sot, në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që ...

16 February 2023, 11:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Topalli në protestë: Lindita Nikollën e paskan fshehur sot,
Jozefina Topalli

E pranishme në protestën e sotme para Kuvendit, ka qenë edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka mbajtur fjalën e saj para qytetarëve.

Topalli deklaroi se veprimet e sotme të mazhorancës në Kuvend, nuk kanë ndodhur kurrë në tre dekadat e fundit, teksa tha se sot PS ka fshehur dhe kryetaren e Kuvendit, duke iu referuar Lindita Nikollës. Ndër të tjera, ajo tha dhe se opozita më 3 Mars do të bëjë protestën më të madhe.

“Në tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që të përjashtojnë gjysmën e grupit parlamentar që ai të ndihet i sigurt kur të shkojë në parlament. Nuk ka ndodhur kurrë që të mos i përgjigjet kërkesës së opozitës për interpelencë. Në këto tre dekada nuk ka ndodhur kurrë që kur opozita të kërkojë komision të mos e japë, gjëra më e pabesueshme është që zonja thotë që kemi pezulluar një ligj për komision hetimor. Kryetaren e Kuvendin e paskan fshehur sot. Fuqia e korruptimit ka bërë që Shqipëria të vuajë, me para për 10 vite bleu kryetarin e opozitës, ka blerë deputetë, pushteti i korruptimi është gjëra më e tmerrshme më e fortë sa burgu dhe internimi ndaj vjen një moment që njeriu thotë prit pak.

Ka momente që ndihemi të pafuqishëm për tu përballur me padrejtësinë, nuk ka lartësi më të fortë se protesta, kush vendos gënjeshtrën para së drejtës, ai që ul kokën kur padrejtësia triumfon nuk e meriton që të jetë i lirë, në 9 vite 900 mijë shqiptarë janë te përzënë nga Shqipëria, sot lajm i fundit ishte se lindshmëria është ulur, nuk janë të sigurt për të rritur familjen, në cilin vendos të botës ndodh që të arrestohen dy zyrtarë dhe buxheti i shtetit vijon paguan për skema e korruptimi dhe korrupsioni dhe e dini kush e paguan çmimin, ju qytetarët, korrupsionin e paguan qytetari. Kush mund të pranoj që një grusht njerëzish të kenë çdo gjë, ndërtime, porte dhe pjesa tjetër të ikë sepse në fakt thuhet se pushteti korrupton, ndoshta është frika për të humbur pushtetin, kanë frikë për t’iu përgjigjur opozitës. Projekti i Durrësit është korruptiv, ndaj ka një mundësi që është rezistenca. Më 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe, kush lejon që të vjedhë, të marrë vulën”, tha Topalli.


Video