'Naçut' injoruan zgjedhjet, as e folura mbrapsht nuk i frymëzoi për 14 majin!

14 May 2023, 20:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Naçut' injoruan zgjedhjet, as e folura mbrapsht nuk i
Belind Këlliçi

Politika braktiset edhe nga votuesite rinj. Shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet elektorale të 14 majit dhanë një përgjigje të fortë për zhgënjimin nga politika, teksa pjesëmarrja zyrtare ishte vetëm 34.37% e totalit të njerëzve me të drejtë vote.

Edhe më zhgënjyese është kjo shifër, kur analizohet pjesëmarrja njerëzve që kishin për herë të parë të drejtën e votës. Nga 122 mijë votues të rinj, zgjodhën të ushtrojnë të drejtën e votës vetëm 16 mijë prej tyre, ose vetëm 13.12% e tyre.

Ndonëse një pjesë e kandidatëve dhe kreysisht Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” në kryeqytet, targetuan pikërisht votuesit për herë të parë gjatë fushatës, duke përdorur të folurën mbrapsht, si një mënyrë për të ‘thithur” votat e tyre, sërish nuk arritën t’i bindin të rinjtë që të ushtrojnë vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

Që në orët e para të procesit të votimit, u pa qartë që pjesëmarrja do të ishte e ulët, aq sa një pjesë e mirë e politikanëve, kryesisht ata të opozitës, bënë disa dalje publike pasdite, ku përsëritën thirrjen ndaj qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votes, megjithatë efekti ishte thuajse zero.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video