Gazetari Andi Bushati i rreshtuar prej kohësh në llogoren e opozitës duket se e ka kuptuar që Sali Berisha dhe Ilir Meta do të humbasin dhe këtë radhë dhe i cilëson zgjedhjet si farsë. Ai i ka shpresat në zgjedhjet në Turqi që mund të kenë ndikim tek ne, nëse atje fiton opozita.
“Duket çudi po me kuriozitet kam per zgjedhjet ne Turqi sesa per kete farsen e ketushme. Ndoshta nje surprize aty mund te kete me shume ndikim dhe mbi ne”, shkruan Bushati në rrjetet sociale.
Por deri tani duket se nuk do të ketë surpriza nga Turqia, pasi ndërsa janë numëruar gati 20% e kutive të votimit, rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gëzon epërsi, njofton agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë, “Anadolu Agency”.