‘Ministrja’ Diella përplas opozitën me Begajn: Ushtar Bajrami po e shndërron Republikën në një palaçollëk

12 Shtator 2025, 14:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama dhe Begaj sot ne Presidence

Presidenti Bajram Begaj emëroi ditën e sotme, Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë. Por përveç këtij vendimi, kreu i qeverisë, ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, Diella.

‘Ministrja’ Diella përplas opozitën me Begajn: Ushtar

Rama e shpalli gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste planin që Diella të jetë ministre dhe fokusin e punës do ta ketë në prokurimet publike.

Opozita e ka cilësuar karagjozllëk këtë lëvizje. Kryetaro i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e konsideroi qesharak dekretin e presidentit Begaj.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës”, tha Bardhi.

Sipas tij, ministër mund të emërohet një shtetas shqiptar që i ka mbushur 18 vjeç dhe është i aftë mendërisht.

“Cilat nga këto cilësi ka ministrja “Diella”?! Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”, tha Bardhi.

 

 


Video