Më 22 maj do të mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së

30 April 2022, 12:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Më 22 maj do të mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së
Foto nga Kuvendi i PD

Kryetari i ri i Partisë Demokratike do të zgjidhet në 22 maj.

Njoftimin e bëri sot në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi.

Në përfundim të mbledhjes së sotme të Kuvendit do të dalë edhe lista e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Ky i fundit pas konstituimit do të zgjedhë kryesinë e re të PD-së, nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm.

 


Video