Emra të rëndësishëm të politikë, gazetarisë dhe mjekësisë kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku vazhdon punimet Kuvendi i Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha.
Në Kuvend ka mbërritur Jozefina Topalli, e cila shfaqet e buzëqeshur. Kohët e fundit, Topalli nuk ishte e pranishme në Kuvendin e 11 dhjetorit, megjithatë ajo gjatë gjithë kësaj kohe ka mbështetur Berishën dhe ka sulmuar kryetarin e dorëhequr, Lulzim Basha.


Një tjetër emër i rëndësishëm është Arben Imami, i cili është propozuar për anëtar në Këshillin Kombëtar dhe si duket ai i është përgjigjur ftesës së Berishës për t’iu bashkuar PD-së. Në Kuvend ka mbërritur dhe mjeku Ilir Alimehmeti.
Gjithashtu dhe emra të tjerë janë parë t’i bashkohen Kuvendit, duke filluar nga ish-drejtuesi i Kabinetit të Bashës, Dorian Teliti, te ish-deputeti i opozitës Myslim Murrizi, ish-kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ajo që bie në sy është prani e gazetarit të pavarur Cim Peka i cili është një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit, Sali Berisha.
