Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nis me një minutë heshtje për Dorina Kukën

10 October 2022, 15:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nis me një minutë
Erion Veliaj

Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur pak më parë për të disktutuar për rendin e ditës, ndërkohë që mbledhja nisi me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në mbledhjen e parë pa Dorinën, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarët e Këshillit nderuan kolegen që u largua në moshë fare të re, vetëm 35 vjeç. Veliaj tha se Këshilli do të ndihmojë përmes një kontributi financiar familjen e këshilltares së ndjerë.

“Ka qenë vërtet një situatë e vështirë të humbësh një nga koleget më energjike të skuadrës sonë. Unë besoj fort se ky raport njerëzor është përtej raportit politik, përtej punës së përbashkët; ne nuk jemi njerëz që thjesht  bëjmë një punë, ne jemi një familje.

Në mbledhjen tjetër do kemi përgatitur edhe një material të plotë, për të një trajtim financiar për shpenzimet e familjës së motrës sonë. Besoj është në dinjitetin tonë që të tregojmë solidaritet me këdo në këtë qytet,” u shpreh Veliaj.


Video