Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama

27 November 2022, 10:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, Berisha: Duhet një
Sali Berisha

Me rastin e 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Para se të futej në Kuvend, lideri demokrat Sali Berisha dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha me ironi se krahas stendave ku janë personalitetet e dy vendeve, do të donte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama.

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.


Video