Mbledhja e Kryesisë/ Deputeti i PD propozon një Kuvend Pajtimi për bashkimin e opozitës: Të mbështesim figurat e reja

6 June 2023, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbledhja e Kryesisë/ Deputeti i PD propozon një Kuvend Pajtimi
Helidon Bushati

Janë zbardhur detaje të reja nga diskutime në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare, ku po diskutohet mbi të ardhmen e partisë dhe mbi propozimin e Kolegjit të Kryetarëve që të mbahen zgjedhjet për kryetar sa më shpejt (brenda 15 korrikut).

Deputeti Helidon Bushati ka propozuar që të ketë një Kuvend pajtimi për bashkimin e demokratëve. ai propozon që të bëhet hap pas, duke filluar nga ai dhe të gjithë të mbështesin të rinjtë që do marrin përsipër ringritjen e PD. 

"Ajo çfarë propozoj dhe çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhë Partisë Demokratike në këto momente eshtë krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë  me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi. 

Vlerësoj se është më e drejtë duke filluar nga unë dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  qarqesh apo në  nivel kombëtar se është koha të bëjmë një  hap pas  dhe të  jemi mbështetje për figurat e reja që  do të  përfaqësojnë Partinë  Demokratike dhe do të  marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne", tha Helidon Bushati.

Më herët u mësua dhe fjalimi i Jorida Tabaku, e cila refuzoi të merrte postin e kryetares dhe zbardhi edhe 5 kërkesat e saj.

 


Video