Manjani tregon PRAPASKENAT e reformës në drejtësi: Donald Lu u tha liderëve se nuk do të prekeni nga....

1 August 2025, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Manjani tregon PRAPASKENAT e reformës në drejtësi: Donald Lu u
Ylli Manjani/ Donald Lu

Juristi Ylli Manjani ka rrëfyer mbrëmjen e sotme në Euronews Albania prapaskenat e ndodhura pas votimit të Reformës në Drejtësi.

Ai ka thënë se Donald Lu, ambasadori amerikan, tha se nuk do të preken liderët e politikës. 

Më tej ai thotë se ai bëri gati një nen në draftin e reformës që tregonte këtë gjë.

Më pas Manjani thotë se vetë politikanët e kundërshtuan një nen të tillë për imazh politik, sipas tij.

“Cilësia e atyre ligjeve është shumë e dobët. Koha tregoi që Reforma në Drejtësi ishte një mjet për të fuqizuar Edi Ramën.

Në qoftë se, cilido që është në qeveri dhe merr drejtësinë e ndryshuar, e merr si mjet këtë dhe e përdor. Politika është imazh dhe në fund të ditës Rama e ka pasur kartë këtë në fushatë.

Meta kishte ngarkesa me video, Berisha kishte ngarkesa nga e shkuara dhe Basha që kishte qenë i pandehur, prapë i ngarkuar ishte.

Ka qenë dhe diskutimi: preken apo nuk preken liderët? Dhe Donald Lu e ka prekur këtë gjë. Liderët aktualë nuk do preken, u bë dhe një nen i posaçëm që këta nuk do preken. Berisha ka dalë i pari, ka thënë “jo”, Basha pas tij dhe Rama më pas ka thënë: “S’keni frikë ju, e heqim”, tha Manjani.


Video