LSI zbret në bazë në mbështetje të kandidatëve të Berishës

12 February 2022, 19:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

LSI zbret në bazë në mbështetje të kandidatëve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur në bazë për të ndihmuar kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 6 marsit.

Fushata ka filluar nga Lushnja në mbështetje të kandidatit, Elton Bano.

“Me të rinjtë e LSI në Lushnje në mbështetje të Elton Banos. 6 marsi, një ditë e rëndësishme për të marrë pjesë në votime që të rinjtë dhe të rejat e Lushnjes të mos e braktisin qytetin. Ka ardhur koha për një ndryshim të madh në Lushnje”, deklaron Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Këtë të shtunë në Lushnje u ndal edhe Sali Berisha për të prezantuar kandidatin Elton Bano, që thotë se ka dalë nga baza e Partisë Demokratike në këtë qytet.


Video