Lista e PS/ Dalin emrat e parë të kandidatëve për deputetë

12 March 2025, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lista e PS/ Dalin emrat e parë të kandidatëve për
Lista e PS

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur për të përfunduar diskutimet e fundit për shpalljen e listave për kandidatët për deputetë.

Në kampin socialist Edi Rama e ka bërë të qartë se do të ketë një formatim të partisë me emra të rinj kandidatësh.

Ndërkohë kanë dalë emrat e kandidaturave nga Diaspora, në parim në listën e PS.

Emrat e propozuar nga Diaspora:

-Kristo Papa, në qarkun e Fierit. Kardiokirurg, vjen nga Londra.

-Erinda Aliaj, në qarkun Vlorë, vjen nga SHBA.

-Eduard Zadrima, në qarkun Shkodër, vjen nga Kanadaja.

-Zerina Bruci, në qarkun Tiranë, Koordinatore për Diasporën.

Pritet që këta emra të jenë potencialisht në listat e mbyllura, por gjithçka mund të ndryshojë pas mbledhjes së Kryesisë.


Video