Jorida Tabakut nuk i mjafton kërcimi me vallen e Sali Berishës, del e përlotur nga Selia e PD

12 March 2025, 19:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jorida Tabakut nuk i mjafton kërcimi me vallen e Sali Berishës, del e
Jorida Tabaku

Deputetja Jorida Tabaku do ta mbyllte vitin e ri 2024 nën tingujt e këngës së famshme të Sali Berishës, teksa vallëzonte së bashku me kolegët demokratë.

Mirëpo ky çast i lumtur mes demokratësh, nuk i ka sjellë fat asaj për vitin 2025, pasi kryesia e Partisë Demokratike e ka lënë atë në listën e hapur të Tiranës, duke ia vënë në diskutim rrugëtimin e saj politik për 4 vitet e ardhshme.

Ndonëse një prej zërave më aktivë, me denoncime të herëpashershme ndaj qeverisë, si dhe një tironase e vjetër dhe e respektuar, ajo nuk është konsideruar për një vend të sigurt në listat e mbyllura.

Madje, sipas raportimeve në disa media, Tabaku është parë të dalë nga Selia e Partisë Demokratike e përlotur, ndoshta duke reflektuar se për çfarë ia vlejti gjithë ai angazhim.


Video