Sali Berisha kryeson listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë të PD-së në Tiranë. Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi, tre prej besnikëve të tij më të fortë e ndjekin në listë. Ajo që bie në sy është rikthimi i Jozefina Topallit.
Erisa Xhixho, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë si dhe Mesila Doda e PDIU dhe Fatmir Mediu i Republikanëve janë gjithashtu në listë.
Ndërsa pjesë e listës së mbyllur në Qarkun e Durrësit janë pesë emra, duke nisur nga deputeti Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Artan Luku, kandidat i Partisë Agrare Ambienaliste e Agron Dukës, në koalicion me PD-në.
Kujtojmë se emrat në listë nuk janë zyrtarë dhe nuk përjashtohet ndonjë ndryshim deri në orën 12 të mesnatës.
Qarku Tiranë:
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Jozefina Topalli
Erisa Xhixho
Tedi Blushi
Mesila Doda
Klevis Balliu
Fatmir Mediu
Besart Xhaferri
Qarku Durrës:
Oerd Bylykbashi
Gent Strazimiri
Artan Luku
Manjola Luku
Igli Cara