PS i “rrëmben” një deputet PD-së, largohen nga gara tre socialistë të njohur (EMRAT)

12 Mars 2025, 18:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Tre socialistë janë larguar nga gara për deputetë me Partinë Socialiste, teksa lista zyrtare me emra pritet të bëhet publike brenda disa minutash, në përfundim të mbledhjes së kryesisë.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se Nasip Naço dhe Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi janë tërhequr nga gara, duke mos pranuar që të garojnë në listë të hapur, teksa më herët e njëjta gjë është konfirmuar edhe për Petro Koçin.

Ndërkohë, mësohet se ish-deputeti i PD-së Alban Zeneli i është bashkuar Edi Ramës. Burime bëjnë me dije se ai do të garojë në listën e hapur të PS-së në Qarkun e Kukësit.

Video