Kuvendi miraton projektligjet, ndryshimet në buxhet, opozita nuk voton

5 June 2025, 17:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kuvendi miraton projektligjet, ndryshimet në buxhet, opozita nuk voton
Votimi në Kuvend

Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën.

Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe. Një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat.

Opozita nuk ka marrë pjesë në votim.

Votimet në Kuvend:

Zonat e mbrojtura

71 vota pro  

Akti normativ për buxhetin

71 pro

Akti normativ për pasaportat

71 pro

Akti normativ për kartat ID

71 vota pro

Projektligji për sigurinë mes Shqipëri-Ukrainë

71 vota pro

Marrëveshja për Kopenhagën

71 vota pro

Fondi për Abu Dhabin

71 vota pro

Ratifikimi BE-Shqipëri për Doganat

71 vota pro

Banka e Shqipërisë për OSHEE-në

71 vota pro

Programi për Punësimin e të Rinjve

71 vota pro


Video