Ankimoi rezultatin në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD

5 June 2025, 11:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ankimoi rezultatin në Kukës, KAS rrëzon kërkesën e PD
KAS

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD për të mos miratuar rezultatin paraprak zgjedhor për qarkun e Kukësit për zgjedhjet e 11 majit.

PD kishte ankimuar në shkallën e dytë të KQZ vendimin për të miratuar rezultatin paraprak, pavarësisht fitores në këtë qark, ku mori 2 mandate, ndërsa PS 1.

Opozita ka deklaruar nuk do të njohë rezultatin e përgjithshëm në zgjedhje, pasi sipas saj ishin një “farsë elektorale”.

Në zgjedhjet e 11 majit, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa Partia Demokratike mori 50 vende


Video