Kuvendi miraton ndryshimet statutore të PD, shkarkon Alibeajn

30 April 2022, 12:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kuvendi miraton ndryshimet statutore të PD, shkarkon Alibeajn

Kuvendi Kombëtar ka miratuar ndryshimet statutore të PD.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD. Duke mos humbur kohë Kuvendi vendosi datën 22 maj për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

“Me propozimin e Komisionit të Rithemelimit Kuvendi vendosi përcaktimin e datës 22 Maj si dita ku do të zhvillohet zgjedhja për kryetarin e PD”, tha Belind Këlliçi, kryetar i Komisionit të Drejtimit të Punimeve.

Sipas kryetarit të komisonit të punës në Kuvendin e 11 dhjetorit, Belind Kelliçi, risi e ndryshimeve është përfshirja me kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD.

Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve të statutit deri në përfundim të zgjedhjes së Kryesisë, drejtimi ekzekutiv i partisë bëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. “Mandati i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, përfundon në momentin që zgjidhet Kryesia e PDSH”, thuhet ne ndryshimin e statutit.

 


Video