Shoqëria civile po mban protestë të heshtur para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Përfaqësues të shoqërisë civile kishin përgatitur disa pankarta me mesazhe për organet e larta të drejtësisë.
Uninioni i Shoqërisë Civile bën me dije se objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare.
“Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Unionit të Shoqërisë Civile
“Ku është floriri i Kërrabës?”; “Pse u lejua vizita e kryeministrit të Greqisë për të vizituar Himarën?”; Hetoni evazionin fiskal të hidrokarbureve; “Përse nuk kërkon kryeministri i Shqipërisë të vizitojë Çamërinë?”; “Kush e pengon votën e diasporës?”; “Kush ja fali Detin Greqisë?”; “Kush e vrau Remzi Hoxhën, e duam trupin”, kanë qenë disa prej pankartave të kësaj proteste të heshtur.