Pas përfundimit të protestës kombëtare, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi nga selia blu, se këto protesta që dio të zhvillohen janë për të shpëtuar demokracinë, familjen.
“Nëse në protestat e para 11 majit ne u ngritëm për të shpëtuar Partinë Demokratike, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani jemi në këmbë për të shpëtuar demokracinë, familjen. Ky është mision edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në ’90-ën, që do të përcaktojë fatin e Shqipërisë, familjes shqiptare!”, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha, nga selia blu.
“Të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë gjer në fitore! Ne jemi të pamposhtur, kemi para një kalbësirë, një kufomë politike, një Rilindje kufomë politike, që ne do t’i groposim”, u tha ai qytetarëve.
Por si do të vijojë aksioni?
“Do ju informojmë për çdo hap, por nuk ndalemi gjer në largimin e Edi Ramës!”, u përgjigj ai, duke theksuar tre godina si “shënjestër” të opozitës: Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.