Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestues u godit nga një molotov që shpërtheu pranë këmbëve të tij.
Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.
Siç shihet edhe nga fotot, ai fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërthye për pak sekonda.
Më pas ai është ngritur nga zjarri dhe për të shpëtuar, ndërsa koka i kishte marrë flakë.
Po ashtu, njëri prej efektivëve të policisë e ka shpëtuar duke i hedhur tymëse për fikjen e zjarrit.