Roland Bejko zyrtarizohet si kandidat i PD-së së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës

26 March 2023, 21:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Roland Bejko zyrtarizohet si kandidat i PD-së së Alibeajt për
Roland Bejko

Tashmë është e konfirmuar. Roland Bejko do të jetë kandidat i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Vendimin e ka marrë pak më parë Kryesia e partisë, teksa mbledhja vijon ende për të konfirmuar dhe kandidatët në bashkitë e tjera.

Roland Bejko ka qenë kryetar i degës së PD-së në Gjirokastër, ndërsa ka kandiduar edhe për deputet. Ai do i bashkohet garës duke qenë rival i Erion veliajt, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorit për Bashkinë e Tiranës.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan - Florian Qamo 
3.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz - Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë - Sandër Marku
6.    Krujë - Sabah Sheta
7.    Dibër - Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj 
13.    Librazhd -Bujar Vreto 
14.    Vorë- Ibrahim Bruka 
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë-Mark Ruçi


Video