KAS rrëzon kërkesën e PD për rinumërim votash në Vlorë dhe Berat

10 June 2025, 18:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KAS rrëzon kërkesën e PD për rinumërim votash në
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, ka vendosur me shumicë votash në mbledhjen e sotme, 10 qershor, rrëzimin e kërkesës së koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor në qarkun Vlorë dhe Berat si dhe rinumërim të votave.

Këtë të martë, KAS vendosi që të hapë të gjitha kutitë e votimit të KZAZ-ve 21 dhe 22 në Qarkun e Durrësit. Po ashtu do të hapen edhe kutitë e votimit nga diaspora dhe 186 kuti të tjera të po të këtij qarku.

Më herët, është marrë vendimi edhe për rinumërimin e votave për subjektet politike dhe për kandidatët në Qarkun e Tiranës dhe të Fierit.


Video