Rama: Po punojmë për ndërtimin e një muzeu për historinë e islamizmit në Shqipëri!

10 Qershor 2025, 09:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me rubrikën “Sy më sy” teksa iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale.

Rama foli për herë të parë në këtë rubrikë me komentuesit, pas zgjedhjeve të 11 majit ku mori mandatin e katërt.

Rama foli edhe për ndërtimin e një muzeu për historinë e islamizmit në Shqipëri.

Rama: Tirana ka kinema, jo një por disa. Informohu dhe shko shiko filma në kinema, nëse ke dëshirë. Tirana ka teatër, informohu dhe ke shfaqje teatrale që mund t’i ndjekësh, ndërkohë që po ndërtohet dhe teatri i ri kombëtar, aty ku ishte karakatina e vjetër e teatrit pseudokombëtar. Tirana ka muze dhe ndërkohë jemi duke ndërtuar galeri kombëtare, duke bërë shtesën e domosdoshme për galerinë kombëtare që do jetë e transformuar.

Jemi duke rindërtuar muzeun kombëtar që do jetë i transformuar. Po punojmë me Bashkinë e Tiranës për një muze tjetër, etnografinë dhe artin e periudhës islamike. Jemi duke punuar për muzeun Besa po në Tiranë. Më duket se Tirana ka edhe muze dhe do ketë edhe me shumë muze. Jemi në diskutime për të marrë një muze të madh europian në Tiranë.

Është e vërtetë që nuk ka cirk, ka një cirk që ka nevojë të rikonceptohet. Jemi duke punuar për parkime të reja, ka një sërë parkimesh nëntokësore. Nuk e di pse ty të zë frymën Tirana, ndërkohë që të gjithë atyre që vizitojnë Tiranën, Tirana u nxit fjalët më të mira. 

Video