
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që të “luajë” me simbolikën duke treguar sa pa vlerë është karrigia e tij.
Gjatë një takimi elektoral në Durrës, Basha bëri një spektakël duke eksagjeruar në fakt pretendimin e tij nuk ka kishte nevojë për një karrige, por se misioni i tij (Pak reklamë librit që publikoi pak kohë më parë) është që përfshinte dhe t’u hapte dyert të rinjëve në politikë.
E për të thënë gjithë këtë, tregoi edhe njëherë se nuk do karrigen e Berishës, por vetëm të veten. Ashtu si matrioshkat ruse, që pasi heq njerën e del tjetra, edhe Basha bën të njëjtën gjë me parraardhësin e tij.
Ndërkohë që ngre një karrige, po për të gjithë ju që se patë në fakt kishte dy karrige me vete për të “improvizuar” gjithë skenën, demokratët e përshëndesin: Bravo kryetar!
Pasi u sigurua që kishtë kapur vetëm një prej karrigeve plastike, e fluturoi tutje në shkallë, por në fakt mirë që nuk i ra operatorit që po e xhironte fjalimin e tij. Jo për gjë po do humbiste simbolika…