
Rusia ishte i vetmi vend anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB që kundërshtoi rezolutën e paraqitur nga Shqipëria dhe SHBA kundër luftës në Ukrainë.
11 vende të këtij Këshilli votuan pro rezolutës, ndërsa tre të tjera abstenuan. Vendet që abstenuan ishin India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina.
Ndërkohë, Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha thotë se dokumenti që dënon agresonin rus dhe bën thirrje që Moska të tërhiqet dhe njohë kufijtë ndërkombëtarë të para 2014-s të Ukrainës do të kalojë për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që mund të thirret në një sesion të jashtëzakonshëm.
“11 anëtarë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA për t’i dhënë fund agresioni rus në Ukrainë. Rusia ishte e vetme. 81 vende anëtare të OKB bashkësponsorizojnë tekstin. Çështja do të transferohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, shkruan ai.
Vendet e Këshillit të Sigurimit që votuan pro rezolutës ishin Shqipëria, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Brazili, Gaboni, Gana, Irlanda, Kenia, Meksika dhe Norvegjia.
11 #UNSC members ???????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????? voted today in favor of a draft Resolution proposed by ???????? & ????????to end #Russia’s aggression against #Ukraine. #Russia was alone!
— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) February 25, 2022
81 UN Member States co-sponsored the text. The issue will be transferred to the #UNGA#StandWithUkraine ????????