Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Deputetët e Rithemelimit vijojnë që të krijojnë kaos në parlament dhe këtë herë skena e dhunës është zhvendosur jashtë ambienteve të Kuvendit.
Dash Sula, deputet i grupimit të Bardhit, ka tentuar që të kapërcejë rrethimin e gardës në mënyrë që të futet në kuvend. Ai është hedhur mbi punonjësit i ndihmuar edhe nga kolegët, dhe ka tentuar të futet.
“Më ngre një çik”, dëgjohet të thotë Sula, teksa 2 kolegë të tij e kanë ndihmuar, por garda e ka ndalur.
Dash Sula nuk është pjesë e deputetëve të përjashtuar.