Përpara fotos familjare të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një shoë përpara Macron dhe liderëve të tjerë duke bërë rolin e dirigjentit, ndërsa luhej himni i BE-së.
“Kërcimi” i Ramës vjen pas pritet bllokimi i integrimit të Shqipërisë nga Athina.
View this post on Instagram
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Bruksel një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, për herë të parë që nga nisja e “betejës” së deklaratave në distancë.
Por edhe përballja sy më sy nuk e shkriu barrierën e akullt, e cila ndan Tiranën nga Athina, që pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë dy ditë para zgjedhjeve.
Sipas mediave greke, Mitsotakis e ka bërë të qartë para Ramës dhe liderëve të BE-së se Greqia do të vendosë veton për të bllokuar fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nëse nuk ka një lëvizje të qartë që lejon Belerin të betohet si kryebashkiak.