Sot Kuvend, Rithemelimi paralajmëron sërish kaos

14 December 2023, 08:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot Kuvend, Rithemelimi paralajmëron sërish kaos
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, ndërsa sërish Rithemelimi ka paralajmëruar kaos.

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi.

Deputetët e Berishës dhe të Bardhit kanë paralajmëruar sërish kaos në Kuvend, për të vijuar kështu sabotimin e punës që ka nisur prej javësh.

Rithemelimi këtë seancë do të ketë 13 deputetë më pak, të cilët janë përjashtuar për shkak të kaosit.


Video