“Ju hap rruga për te shtatë penxheret”, Alibeaj dhe Bardhi te “Ligjet” për Ahmetajn

10 July 2023, 13:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ju hap rruga për te shtatë penxheret”, Alibeaj dhe Bardhi
Në foto: Deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi

Deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi në Komisionin e Ligjëve kanë përmendur dhe kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Alibeaj tha se Ahmetajt ju hap rruga për tek “shtatë penxheret”, ndërsa Bardhi kërkoi që të mblidhet Këshilli i Rregullores Imunitetit dhe Mandatit dhe të lejonin SPAK që të kontrollonte shtëpinë e ish-ministrit.

Alibeaj: Një kolegu juaj vetëm pak më parë mori rrugën për te shtatë penxheret. Ku është morali që tregoni.

Bardhi: Ne kemi shkuar në prokurori si kallëzues. Ju vidhni dhe duhet të përballeni me drejtësinë. Meqë ra fjala dhe jemi këtu një pjesë dërrmuese e Këshillit të Rregulores Imunitetit dhe Mandatit, shprehni dhe ju vullnetin ti japim leje që sot SPAK-ut, që mos ketë kohë Arben Ahmetaj të pastrojë shtëpinë, të heq materiale që mund t’i duhen SPAK-ut.

Më thotë se është mbyllur kryetarja e Kuvendit, me kryetarin e Grupit Parlamentar dhe nuk e dinë se ç’po verifikojnë. Të mbledhin Këshillin se nuk e mbroni dot Arben Ahmetajn, nuk i mbrojtët dot kolegët dhe as ata që e kanë radhën pas Ahmetajt.

Kujtojmë që SPAK i dërgoi kërkesë Kuvendit, ku i kërkonte arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj për të cilin janë ngritur akuza për refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Kujtojmë që hetimet ndaj Ahmetajt nisën që nga inceneratori i Elbasanit. Pak javë më parë Ahmetaj u thirr në SPAK, ku u mbajt për 5 orë, por pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ai nuk preferoi të japë detaje për median.


Video