Gazetari Adriatik Doçi, i cili ishte dhe personi që denoncoi në SPAK ish-ministrin Arben Ahmetaj ka folur sot për emisionin Breaking.
“Akti i sotëm është një përpjekje për të vendosur barazi para ligjit për dosjen e inceneratorëve dhe për të rikuperuar një akt të rendë të prokurorit Klodian Braho që 1 vit më parë fshiu provat për Arben Ahmetaj nga dosja. Nga ana tjetër kemi rivendosje të personalitetit të SPAK nga akti i prokurorit. Pohimet tona prej disa muajsh u provuan sot nga Spak, i cili vërtetoi në 6 episode korrupsionin.
A është i vonuar ky akt i SPAK?
Sa i takon kërkesës për autorizim për kontrollin e banesës është e pavlefshme, sepse ai i ka marrë masat për të larguar provat që e implikonin ndërsa kërkesa për arrestim është sigurisht e vonuar sepse bashkëpunëtorët po vuajnë më shumë prej një viti në burg ndërkohë që Ahmetaj bënte pushime luksoze në vendet evropiane.
Një pjesë e të implikuarve u goditën me ashpërsinë më të madhe të ligjit madje dhe pa prova në disa raste ndërkohë që provat për Ahmetajn u fshehën për një vit e pak. U desh një denoncim në media dhe një kallëzim që bëra unë në shkurt që të zbatohej legjislacioni penal, u kërkua sekuestrimi i dy banesave korruptive dhe pas kësaj në vijim të hetimeve dhe konstatimit të akteve penale, SPAK-u ka parë të arsyeshme të kërkojë heqjen e imunitetit. I vonuar, por më mirë vonë se kurrë!
Në dijenin tuaj Ahmetaj ndodhet në Shqipëri?
Sipas sinjalizimeve, Ahmetaj është në Shqipëri, por kemi të bëjmë me një akuzë që përfshihen tre vepra penale, njëra prej tyre parashikon deri në 15 vite burg, dhe ndaj ka dyshime të forta se mund të ketë një tentative të ish ministrit për t’u larguar nga Shqipëria për të shkuar ne vende ku ai ka pasuri të tjera të paligjshme