Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka postuar në Insta Story një video ku një person shfaqet duke "vizatuar" një tigër me gozhdë. "Art. Jetë Tigrash" shkruan Braçe krahas videos.
Siç duket, kjo është një mesazh i koduar i Braçes për deputetin tjetër socialist Arben Ahmetaj, i cili njihet me nofkën "Tigri". Ky i fundit e pasoi Braçes në postin e zv.kryeministrit në shtator të vitit 2021 dhe siç duket nuk i ka dalë ende inati.
Tashmë Arben Ahmetaj është "zhveshur" nga çdo post në Qeveri dhe nga çdo funksion në PS duke mbetur vetëm një deputet i thjeshtë.