Ish-ministri Manjani: Nuk flitet më për korrupsion, në bankën e të akuzuarve po vendoset biznesi

18 May 2023, 13:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-ministri Manjani: Nuk flitet më për korrupsion, në
Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një intervistë për Top News ka komentuar pretencën  SPAK për dënimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me 10 vite burg dhe ish sekretarin e minstrisë Alqi Bllako me 4 vite burg.

Mes të tjerash Manjani, ngriti shqetësimin se po akuzohet biznesi.

“Shihni me vëmendje se në bankën e të akuzuarve po vendos biznesi. Po të bëj një tolerancë deri diku të zyrtarit publik, të cilët paguhen nga taksat tona, por jo të bien në bankën e të akuzuarve ata që paguajnë taksa. Njësoj si ata që shpenzojnë taksa. Nuk funksionon kështu, nuk është drejtësi kjo dhe nuk mendoj që i shërben publikut. Nuk mendoj se kjo sjellje ligjore i shërben drejtësisë, rendit juridik dhe kushtetues në vend, duke akuzuar biznesin me akuza të stisura. Biznesi ka një detyrë, të ngrihet në mëngjes të shpenzojë dhe të fitojë para. Dhe nuk është turp të fitohet para, sepse këtu është krijuar ideja se këta janë kulak. Ka kulakë, ka oligarkë, ka borgjezë, terma komunistë, bolshevik. Biznesi për këtë punë është, të fitojë para”, tha Manjani.  

 


Video