Ironizon gazetari: Dega e PS në Dubai, kërkon lista të hapura!

22 May 2024, 10:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ironizon gazetari: Dega e PS në Dubai, kërkon lista të hapura!
Foto ilustruese

Operacioni i fundit i SPAK zbuloi qartë se sa të forta janë lidhjet e Partisë Socialiste me krimin.

Tre deputetë të PS dalin të implikuar në dosjen e fundit.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këtë situatë.

“Dega e Partisë Socialiste në Dubai, më e madhja jashtë Shqipërisë, bën thirrje për votën e diasporës dhe listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme,” shkruan ai.

Postimi i Klodian Tomorrit:

Mes krenarive të mëdha të kryeministrit dhe Partisë Socialiste për arritjet dhe sukseset e mëdha, duhet shtuar edhe kjo;

Aq i lirë ka qenë debati dhe aq shumë ka vluar mendimi ndryshe brenda PS-së, saqë deputetët e grupit parlamentar të kryeministrit, ditën votonin reformat për të çuar Shqipërinë përpara, ndërsa natën planifikonin atentate për të vrarë njëri- tjetrin.

Do ketë parti në botë me kaq shumë demokraci të brendshme, vallë?


Video