“I pyet për vezë të përgjigjen për bomba”, Braçe kritikon "Tatimeve": S’përgjigjen se nuk u pëlqejnë ato që them unë, po punë e madhe!

3 Shkurt 2026, 11:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ‘shpërthyer’ me tone të ashpra ndaj Drejtorisë së Tatimeve, duke deklaruar se nuk i kthejnë përgjigje, ndërkohë që nga ky institucion kërkon transparencë. 

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe u shpreh se korrespondencën e fundit me këtë institucion e ka që në datën 21 nëntor.

Sipas deputetit socialist, Tatimet nuk i kthejnë përgjigje pasi nuk i pëlqejnë ato që ai thotë, duke e kritikuar.

“Kam kërkuar marrje informacioni. Ka institucione që nuk përgjigjen, ka institucione që ti i pyet për vezë dhe të përgjigjen për bomba. Më e keqja është që ndërpresin edhe komunikimet. Me tatimet kam korrespondencën e fundit  që në 21 nëntor dhe nuk kthen përgjigjet dhe refuzon të kthejë përgjigje. Pse? Sepse nuk i pëlqen ajo që them unë këtu. Po punë e madhe se nuk i pëlqen, të kthejë përgjigje për atë që pyetet”, tha ai.


Video