Sulmi kibernetik, Yuri Kim: Duhet të jetë e qartë, kur aleati ynë sulmohet, SHBA vepron

7 September 2022, 15:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kibernetik, Yuri Kim: Duhet të jetë e qartë, kur aleati
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas përfundimit të takimit me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, tha se me rëndësi i takimit, ishte theksimi i rëndësisë së ligjeve.

Gjithashtu ambasadorja Kim komentoi edhe sulmet kibernetike dhe vendimin e qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin, duke shtuar se SHBA  u përgjigj menjëherë.

“Dua të theksoj rëndësinë e veprimit që është ndërmarrë kundër sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Ne e kemi parë deklaratën e bërë nga kryeministri Rama sot në mesditë. Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë absolutisht e qartë që kur miku dhe aleati ynë Shqipëria është nën sulm SHBA do të ndërmarrë veprime”, tha ambasadorja Kim.


Video