“Hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas”, Meta sulmon sërish Braimllarin nga protesta e opozitës

8 Shkurt 2025, 23:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta dhe Braimllari

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar një mesazh nga qelia e burgut gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor.

Ai u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit.

Ky i fundit para disa javësh deklaroi publikisht se është larguar nga radhët e Partisë së Lirisë, ndërsa ka kërkuar që të aktivizohet me Partinë Socialiste.

Sakaq, Meta e cilësoi 11 majin si një datë historike që do të shënojë skadimin e “narkoregjimit” të Edi Ramës. Meta beson se kjo ditë do të jetë një simbol i fitores për ata që duan lirinë dhe do të shënojë nisjen e ndërtimit të një modeli të ri zhvillimi, që do të fokusohet në rritjen e ekonomisë së brendshme.

“Pse hesht Dumani për çështjen McGonigal.Kyqë më mban mua të izoluar për lobimet e LSI në SHBA. Si ka mundësi që nuk e thërret Ramën për këtë rast. Si shpjegohet që një ish-zyrtar i LSI hyn te Dumani si opozitar dhe del si rilindas dhe bën fushatë për Ramën, ndërsa unë mbahem në burg për firmat e tij. 11 maj është dita historike e skadimit të narkoregjimit. 11 maji do të jetë dita e liridashësve dhe nisja e ndërtimit të një modeli që mbështetet në zhvillimin e ekonomisë së brendshme”, tha Meta.

Video