Hyri në Kuvend me LSI dhe doli me PS, Rama shpërblen ish-deputeten me postin e rëndësishëm

17 November 2022, 20:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hyri në Kuvend me LSI dhe doli me PS, Rama shpërblen ish-deputeten me
Ediola Braha dhe Edi Rama

Ish-deputetja e legjislaturës së kaluar Ediola Braha është emëruar anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave.

Ediola Braha hyri në Kuvend nën siglën e LSI-së, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës. Ajo mori mandatin e lënë nga Vangjel Tavo dhe në fund të mandatit ju bashkua Partisë Socialiste. Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ajo është shpërblyer me post në shtet, për ndryshimin që bëri në fund të mandatit.

Në vendimet e Këshillit të Ministrave thuhet se ish-deputetja është emëruar anëtare në ndërmarrjen shtetërore. Ediola Braha ka qenë dhe kryetare e LSI në Gjirokastër dhe drejtoreshë e Spitalit Tepelenë.

Hyri në Kuvend me LSI dhe doli me PS, Rama shpërblen ish-deputeten me


Video