Flutura Açka kundër Bardhit: Nuk mund të flasë në emër të PD-së. Ne mbështesim drejtësinë!

23 October 2023, 12:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flutura Açka kundër Bardhit: Nuk mund të flasë në
Flutura Açka

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, pjesë e grupit të Lulzim Bashës, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Açka tha se deklarata e Bardhit nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe se ajo mbështet hetimet për Kreun e PD-së Sali Berisha. Açka theksoi se Reforma në Drejtësi është bërë për të hetuar të gjithë funksionarët pa ndikim.

“Deklarata e deputetit Gazment Bardhi, nuk përfaqëson Grupin Parlamentar të PD-së. Ne mbështesim plotësisht hetimet që zhvillon drejtësia. Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve.”

 


Video