
Ish Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në një intervistë në Opinion shprehu ndër të tjera se vëllai i tij, i dënuar për trafik droge, Geron Xhafaj, nuk e kishte kryer dënimin në Itali. Mes rreshtave Xhafaj tha se i vëllai ishte lënë i lirë nga autoritetet italiane pasi kishte siguruar një punë në Itali.
Nuk dihet se çfarë pune ka kryer Geron Xhafaj dhe sa ka ndikuar Fatmiri për këtë gjë..por këtë fat deri më sot nuk e ka pasur asnjë emigrant shqiptar, që të dënohet për trafik droge dhe të mos kryej dënimin nëpërmjet një punësimi.
Më poshtë debati:
Fatmir Xhafaj: Me 7 vjet e 2 muaj burg, por dënimi i tij përfundimtar, i janë falë 3 vjet dhe ka pasur 4 vjet. Autoritetet italiane e kanë arkivuar dosjen, nuk e kanë kërkuar.
Blendi Fevziu: A ka pasur një letër nga autoritetet italiane që kërkonte ekstradimin? Ka qenë vëllai juaj në kërkim ndërkombëtar?
Fatmir Xhafaj: Zero, zero.
Blendi Fevziu: Po avokati a e dinte që ai ishte dënuar me burg?
Fatmir Xhafaj: Po si nuk e dinte, e dinte vetë personi.
Blendi Fevziu: Pse nuk shkoi ta bënte burgun?
Fatmir Xhafaj: Duhet të vijë një letër që të shkosh të bësh burgun. Nuk i erdhi. Nëse vëllai im do të shkonte në gjykatën shqiptare do ta bënte njohjen e vendimit, nuk dënohej sepse ishte parashkruar.
Blendi Fevziu: Por kur shkoi në Itali, çfarë bëri?
Fatmir Xhafaj: U paraqit me iniciativën e tij, u është dashur autoriteteve italiane që të gjenin dosjen sepse nuk kishin dosjen. Ishte e arkivuar. U nxorr dosja, u paraqit, nga 4 vjet nuk ka arritur të bëjë as gjysmë e atij dënimi. Ka dalë jashtë, ka hyrë në punë dhe ka pasur vetëm detyrimin të mos largohej nga Italia. Ka qenë në marrëdhënie pune.
Blendi Fevziu: Tani është në Shqipëri?
Fatmir Xhafaj: Ka ardhur në Shqipëri pas zgjedhjeve të 2021-shit. Që atëherë hyn e del normalisht në Itali dhe në çdo vend tjetër të planetit.