Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Seanca plenare e ditës së nesërme është anuluar për shkak të vizitës në Tiranë të Presidentit turk Erdogan.
Në një njoftim mbrëmjen e sotme, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u ka bërë me dije krerëve të grupeve parlamentare për anulimin e seancës të së enjtes dhe zhvillimin e saj të enjten e ardhshme.
Nesër në Tiranë do të vijë Presidenti i Turqisë në një vizitë zyrtare, i cili do të takohet me Presidentin Begaj, kryeministrin Rama, ndërsa pasdite do të përurojë xhaminë e Namazgjasë.
Ndërkohë, prej javës së kaluar, opozita në vend ka nisur mosbindjen civile, e cila të hënën e kaluar nisi me djegien e karrigeve të Kuvendit, ndërsa kulmoi me protestën e së hënës.