Kuvendi i Shqipërisë po mban sot një seancë të jashtëzakonshme për votimin e ndryshimeve në Qeveri ku kryeministri Edi Rama shkarkoi zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ishte dhe ministër Shteti për Rindërtimin. Posti i zëvendës-kryeministrit ju besua ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa ministër të Shtetit pranë kryeministrit ku është emëruar Majlinda Dhuka.
Por, menjëherë që nënisje të seancës, ende pa u votuar ndryshimet nga Kuvendi, Arben Ahmetaj është ulur në sallë, ndërsa në krah të djthtë të kryeministrit është ulur Belinda Balluku.
Aparati fotografik ka kapur një moment interesant ku menjëherë pas mbërritjes së Ramës, ka dashur t'i thotë diçka me zë të ulët. Rama herë shfaqet i buzëqeshur dhe herë i habitur nga ajo çka i thotë Balluku.
Ndërsa, siç shihet më poshtë, Ahmetaj është ulur në sallë në krah të Gjiknurit. Po ashtu në Kuvend, ka mbërritur dhe ministrja e re Majlinda Dhuka siç shihet në fotot e mëposhtme,