Sulmet e Iranit, Ferit Hoxha telefonon homologun e Kuvajtit: Keni mbështetjen e Shqipërisë

9 Mars 2026, 20:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Kuvajti, Sheikh Jarrah Jaber Al?Ahmad Al?Sabah, në një moment të tensionuar për sigurinë në rajonin e Gjirit.

Vetë Hoxha bëri të ditur komunikimin përmes një postimi në X, ku theksoi qëndrimin e qartë të Shqipërisë kundër sulmeve të ndërmarra nga Irani ndaj Kuvajtit. Sipas tij, këto veprime përbëjnë një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit të shtetit kuvajtian, ndërsa krijojnë rreziqe serioze për sigurinë e qytetarëve, stabilitetin ekonomik të vendit dhe për paqen në rajon e më gjerë.

Po ashtu, Hoxha konfirmoi se Shqipëria do të bashkësponsorizojë një projekt-rezolutë në Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e iniciuar nga shtetet anëtare të Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet iraniane ndaj disa vendeve të rajonit dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Postimi i plotë:

Sot fola me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, SH.T. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.

Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Iranit kundër #Kuvajtit, të cilat përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, një shkelje të sovranitetit të Kuvajtit dhe paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e popullit të tij, ekonominë e vendit dhe për paqen rajonale dhe globale. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuvajtin kundër çdo veprimi destabilizues.

Riporova mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kuvajtit - një parim thelbësor i politikës së jashtme të Shqipërisë.

Gjithashtu konfirmova se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të qarkulluar nga Shtetet Anëtare të GCC-së, e cila dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, dhe bën thirrje për ndërprerjen e tyre të menjëhershme.

Shpreha mirënjohjen tonë ndaj autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që u kanë ofruar qytetarëve #shqiptarë në Kuvajt gjatë këtyre kohërave të vështira dhe sfiduese.


Video